Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 raste pozitive dhe një viktimë.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se brenda kësaj periudhe janë shëruar 198 pacientë shkruan Gazeta Shneta.
Nga numri i përgjithshëm i të shëruarve, 10 prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 0-9 vjeç.
Rikujtojmë se, në 24 orët e fundit janë dhënë 8,637 doza të vaksinës, kurse 579,622 qytetarë janë vaksinuar.
Aktualisht, në vendin tonë janë 1,737 raste aktive me Covid./Gazeta Shneta/