Një delegacion nga Luksemburgu ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren për të parë nga afër ndikimin e mbështetjes së Qeverisë së Luksemburgut në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Delegacioni u prit nga udhëheqësit e spitalit, duke përfshirë u.d. Dr. Shefki Xharrën dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë takimit u diskutuan projektet e realizuara, sfidat aktuale dhe planet për të ardhmen.
Pas takimit, vizituan repartet kryesore të spitalit, përfshirë Kirurgjinë, Neonatologjinë, Laboratorin e Kateterizimit, Hemodializën dhe Transfuzionin e Gjakut, për të parë nga afër kapacitetet dhe përmirësimet e bëra gjatë dy dekadave të fundit./Gazeta Shneta/




