Vetëm gjatë ditës së djeshme, 252 pacientë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Në total, 549 pacientë kryen vizita specialistike, ndërsa 35 prej tyre u shtruan për trajtim të mëtejshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Tutje gjatë kbsaj periudhe kohore nga të porsalindurit, 5 ishin djem dhe 2 vajza.
Poashtu, në këtë interval kohor, spitali raportoi dhe për shërbimet në repartet e tjera:
203 pacientë ishin të shtrirë nëpër repartet e spitalit.
279 pacientë kryen gjithsej 3,037 analiza laboratorike për diagnostikim dhe monitorim të gjendjes shëndetësore.
U kryen 11 operacione për trajtime kirurgjikale të ndryshme.
40 pacientë morën dializë për trajtimin e problemeve të veshkave.
Shërbimet diagnostikuese përfshinin 94 Rëntgen, 39 ultrazëra dhe 30 CT, të përdorura për imazhe të organeve dhe sistemit të brendshëm.
U realizuan 5 Ehokardiografi për kontrollin e funksionit të zemrës, 3 ergometri për testimin e kapacitetit fizik dhe 6 secila gastroskopi dhe kolonoskopi për ekzaminime të traktit tretës.
31 pacientë morën shërbime fiziatrike për trajtime rehabilituese./Gazeta Shneta/




