Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Maqedoni: Fëmijët janë më të prekurit nga infeksionet dhe virozat verore

Lajme 18/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë verë Klinika e Fëmijëve për Sëmundje të Mushkërive-Kozle ka regjistruar rritje të numrit të vizitave krahasuar me vitet e mëparshme.

Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas janë kryer mbi 200 kontrolle. Mjekja Elena Gjinovska thotë se më të prekurit nga sëmundjet sezonale janë fëmijët deri në moshën një vjeçare, të cilët përbëjnë kategorinë më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe komplikimeve gjatë periudhës së verës.

“Në këtë periudhë për dallim nga verat e viteve të kaluara është rritur frekuentimi i pacientëve. Dominojnë simptomat gastro intenstinale, apo barkqitja, vjellja dhe me temperaturë të lartë, këto janë arsyet më të shpeshta që fëmijët paraqiten në klinikë. Gjatë periudhës së fundjavës kemi rreth 250 kontrolle ambulantore, ndërsa numri i hospitalizimieve nuk është sikurse në periudhën e dimrit”, deklaroi Elena Gjinovska Tasevska, mjeke.

Gjatë kësaj periudhe kur infeksionet shfaqen më shpesh, mjekët rekomandojnë që fëmijët fillimisht të trajtohen në kushte shtëpiake ndërsa mjekët amë të bëjnë vlerësimin e nevojës për trajtim me të specializuar.

“Fillimisht në kushte shtëpiake të hidratohet fëmija, t’i jepet mjaftueshëm lëngje, t’i jepet barna kundër temperaturës, në bazë të nevojës nëse zgjatë më shumë se dy ditë, të vizitohet mjeku amë dhe më pas ai bënë vlerësim se cilët pacientë të udhëzohen për në klinikën tonë për diçka më serioze apo eventualisht hospitalizimin e fëmijëve”, u shpreh Elena Gjinovska Tasevska, mjeke.

Aktualisht në Klinikën e Kozles janë të shtruar 35 pacientë, ku më së shumti trajtohen raste me probleme të aparatit gastrointestinal të brendshëm dhe sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. /Alsat/

Artikulli paraprakAustralia zhvillon vaksina mRNA për kafshët për t’u mbrojtur nga shpërthimet e mundshme
Artikulli i rradhës Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, vdesin 3 shqiptarë

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.