Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja të kancerit, kryesisht kancer i gjirit dhe mushkërive.
Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Dr. Ilir Kurtishi.
“Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në regjistrin klinik të Klinikes së Onkologjisë janë regjistruar rreth 1100 raste të reja me kancer, numër pothuajse i njëjtë me vitin 2024. Dominimi vërehet te kanceri i gjirit tek femrat dhe ai i mushkërive dhe kolorektali tek meshkujt”, u shpreh Dr. Kurtishi.

Kurtishi: Rritje e rasteve të reja me kan’cer në grupmoshën 40–50 vjeq
Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi tregoi se mosha më e prekur është ajo ndërmjet 50-60 vjeç, ndërsa shqetësuese është rritja e rasteve të reja të kancerit tek individët nën 50 vjeç.
“Edhe këtë vit, grupmoshat më të prekura janë ato 50–60 vjeç, megjithëse po vërehet një tendencë në rritje e rasteve të reja edhe në grupmoshën 40–50 vjeç, si te femrat ashtu edhe te meshkujt”, potencoi Dr. Kurtishi.
Për vitin 2025, asnjë rast nuk është referuar për jashtë vendit.
“Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk ka pasur referime për trajtime jashtë vendit”, ka thënë Kurtishi.
Onkologjia pritet të furnizohet me barna që si kishte deri më tani – flet drejtori Kurtishi
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi thotë se klinika që ai udhëheqë ka furnizim të barnave me kapacitet prej 80%.
“Klinika e Onkologjisë ka një furnizim prej gati 80%, përjashtuar barnat pa autorizim marketingu dhe disa produkte që janë në procedurë prokurimi, si dhe disa të tjera për të cilat nuk ka pasur ofertues, sipas njoftimit nga SHSKUK”, tha Dr. Kurtishi për Front Online.
Tutje, Kurtishi bëri të ditur se lajm pozitiv është përfshirja e disa barnave te reja për trajtimin e disa sëmundjeve.
“Risi këtë muaj është furnizimi i Klinikës me barnat për trajtimin e melanomës malinje të avancuar, konkretisht me barnat BRAF-inhibitorë, si pjesë e listës esenciale të barnave (LBE). Së shpejti, në Klinikë do të jenë të pranishme edhe barnat CD4-inhibitorë, për trajtimin e formave të avancuara dhe metastatike të kancerit të gjirit ER+, PGR+, HER2neu-negativ”, njoftoi Dr. Kurtishi.