Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët ia gjejnë plumbin në krah Gramozit, i cili i mbijetoi masakrës së Suharekës para 27 viteve

Lajme 17/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rast i rrallë është zbuluar 27 vite pas luftës në Kosovë. Gramoz Berisha i mbijetuar i masakrës së ndodhur në Suharekë, ka mësuar se plumbi që e kishte plagosur si fëmijë gjatë luftës, ndodhej ende në trupin e tij pavarësisht se për vite me radhë ishte besuar se ai nuk ishte më aty.

Ai ishte plagosur në krahun e majtë 27 vite më parë, kur familja e tij u kap dhe u hodh në një kamion nga forcat serbe  bashkë me trupat e pajetë të familjarëve të tjerë.

Sipas rrëfimit të tij, plagosja i kishte mundësuar të shtirej si i vdekur, shkruan Gazeta Shneta.

Ai, nëna e tij Vjollca dhe një familjare tjetër arritën të kërcejnë nga kamioni dhe të mbijetojnë ku nga 49 anëtarë të familjes, vetëm tre persona mbijetuan, mes viktimave ishin babai i tij Sedat, motra Dafina dhe vëllai Driloni.

Për vite me radhe, Gramozi ishte trajtuar për plagën në krahun e majtë, mjekët i kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ndodhej më në trupin e tij ku për 27 vite ai jetoi me këtë bindje.

Tre muaj më parë, tani më që jeton në Stuttgart, ai ndjeu dhimbje të forta në krahun e djathtë, fillimisht nuk e lidhi këtë me plagën e luftës, pasi ajo kishte qenë në anën e majtë.

Pas ekzaminimeve dhe incizimeve mjekësore, mjekët zbuluan se në krahun e tij të djathtë ndodhej plumbi i marrë 27 vite më parë.

Sipas mjekëve, plumbi kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbulohen baktere 5 mijë vjeçare rezistente ndaj antibiotikëve modernë
Artikulli i rradhës Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me gjak, e u ndërtua nga ata që u luftuan por asnjëherë nuk u nënshtruan

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.