Një studim i fundit ka zbuluar se ndryshimet klimatike ishin përgjegjëse për rreth 1,500 vdekje të tepërta gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi Evropën nga 23 qershori deri më 2 korrik 2025.
Sipas shkencëtarëve nga Imperial College London dhe London School of Hygiene & Tropical Medicine, ngrohja globale e shkaktuar kryesisht nga djegia e lëndëve fosile e rriti temperaturën e valës së fundit deri në 4°C më shumë, duke trefishuar numrin e vdekjeve nga nxehtësia.
Qytetet më të prekura përfshijnë Milanon, Madridin, Barcelonën dhe Parisin, ndërsa Madrid rezultoi me përqindjen më të lartë të vdekjeve të lidhura me klimën, 90% e rasteve.
Studiuesit paralajmërojnë se çdo rritje, sado e vogël, në temperaturën globale, sjell pasoja të rënda dhe jetëshkurtra për mijëra njerëz./Gazeta Shneta/




