Osman Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Detyra iu dorëzua nga Dr. Shefki Xharra, i cili nga data 10 korrik 2025 ka ushtruar funksionin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të këtij spitali, shkruan Gazeta Shneta.
Spitali i Përgjithshëm në Prizren mbetet një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend./Gazeta Shneta/



