Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miratohet projektligji për Sigurime Shëndetësore

Lajme 03/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Gjatë prezantimit të projektligjit, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se kjo nismë synon të vendosë bazat për një sistem më të organizuar dhe funksional të financimit në shëndetësi.

Sipas tij, projektligji vjen pas një procesi të gjatë diskutimesh dhe analizash, ku janë shqyrtuar sfidat ekzistuese të sistemit shëndetësor dhe janë marrë në konsideratë praktikat ndërkombëtare, me qëllim përshtatjen e modelit me realitetin ekonomik dhe social në vend.

“Një nga iniciativat më të rëndësishme për të ardhmen e shëndetësisë në vendin tonë, projektligjin për sigurimin detyrueshëm në kujdesin shëndetësor, është me rëndësi të veçantë. Ky ligj vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh, janë analizuar me kujdes sfidat që ka sistemi ynë shëndetësor, janë studiuar praktikat ndërkombëtare për të krijuar një ligj që i përgjigjet nevojave të qytetarëve tanë, dhe një ligj që do jetë i zbatueshëm për realitetin tonë ekonomik dhe social. Pas mbi 10 vjetësh, ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të sigurimeve shëndetësore” tha ministri Vitia.

Me këtë projektligj parashihet themelimi i fondit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor të Republikës së Kosovës, i cili do të rregullojë funksionimin dhe financimin e sistemit.

“Me këtë ligj themelohet fondi i sigurimit detyrues shëndetësor të Republikës së Kosovës. Funksioni dhe financimi i këtij fondi, me projektligjin për sigurimin detyrues të kujdesit shëndetësor, do të rregullojë çështjet si në vijim: ky ligj e përfshin gjithë popullatën, duke siguruar qasje universale në shërbimet shëndetësore, si dhe ngritjen e cilësisë” u shpreh tutuje Vitia.

Po ashtu, sipas tij, projektligji krijon bazë për zhvillimin e mekanizmave të rinj të financimit në shëndetësi, me synim mbulimin universal dhe uljen e barrës financiare për qytetarët, përfshirë ndikimin në zvogëlimin e varfërisë dhe pabarazisë që lidhet me shpenzimet për shërbime shëndetësore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhuna në Kosovë mbetet shqetësuese, shumë raste brenda ditës
Artikulli i rradhës Miratohet Projektligji për çmimet tavan, Kurti: Nuk po ndërhyjmë në tregun e lirë, po i mbrojmë qytetarët nga rritja artificiale e çmimeve

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.