Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShSKUK vendos pyetësor të standardizuar për çdo konkurs të infermierëve: Rritet transparenca dhe objektiviteti

Lajme 24/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës  ka njoftuar se nga tani e tutje, të gjithë kandidatët për infermierë do të testohen me një pyetësor të standardizuar profesional.

Sipas njoftimit ky ndryshim synon të rrisë objektivitetin, drejtësinë dhe transparencën në procesin e rekrutimit.

Fondi  i pyetjeve është hartuar nga njësitë profesionale të ShSKUK-së dhe mbulon fusha të rëndësishme si praktika infermierore, etika profesionale, siguria e pacientit, kujdesi shëndetësor cilësor, si dhe njohuri administrative dhe ligjore sipas udhëzimeve të Ministrisë së Administratës Publike.

“Fondi i pyetjeve është hartuar nga njësitë profesionale të ShSKUK-së, në përputhje me standardet bashkëkohore të praktikës infermierore, dhe synon një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të kandidatëve.
Pyetjet mbulojnë fusha kyçe si praktika infermierore, etika profesionale, siguria e pacientit dhe kujdesi shëndetësor cilësor, si dhe përfshijnë njohuri nga fusha administrative dhe ligjore të hartuara nga Ministria e Administratës Publike.” thuhet në njoftimin e SHSKUK -së.

Ndryshe nga më parë, pyetjet përzgjidhen rastësisht për secilin kandidat përmes sistemit kompjuterik, duke siguruar që procesi i testimit të jetë i paanshëm dhe me standarde të njëjta për të gjithë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Lloji i alkoolit ndikon në rrezikun e vdekjes së hershme
Artikulli i rradhës Një metodë e re pa operacion po shkatërron tumoret e mëlçisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.