Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

2 mijë pacientë në listën e pritjes në Klinikën e Kardiologjisë së QKUK-së

Lajme 21/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i pacientëve që presin për koronarografi në QKUK mbetet shqetësues, pavarësisht një uljeje të ndjeshme krahasuar me të kaluarën. Aktualisht, rreth 2 mijë pacientë janë në listën e pritjes për këtë procedurë diagnostikuese të sëmundjeve ishemike të zemrës.

“Lista aktive e pacientëve që presin për koronarografi elektive është rreth 2,000 raste. Kjo paraqet një rënie të ndjeshme nga mbi 4, 600 raste sa kemi trashëguar në fillim të mandatit aktual,” deklaroi për Front Online, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Faik Shatri.

Ai tha se janë përfunduar të gjitha rastet e vitit 2023 dhe është filluar me trajtimin e pacientëve të regjistruar në vitin 2024, por koha e pritjes për rastet elektive vazhdon të jetë rreth një vit.

“Pacientët me indikacione urgjente nuk përfshihen në këtë listë dhe trajtohen menjëherë”, sqaroi ai. Rastet me infarkt akut ose gjendje kërcënuese trajtohen brenda ditës ose menjëherë pas stabilizimit klinik.

Shatri theksoi se Klinika po përballet me sfida serioze për shkak të rritjes së kërkesës, plakjes së popullsisë dhe mungesës së stafit infermieror. “Kemi ndërmarrë masa për riorganizimin e shërbimeve dhe për menaxhimin aktiv të listave të pritjes”, tha ai.

Aktualisht po ndërtohet një sallë e dytë për procedura invazive që pritet të vihet në funksion deri në tetor.

Intervistën e plotë mund të gjeni këtu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIzraeli vret 67 palestinezë që po prisnin për ndihma në Gaza
Artikulli i rradhës Vdes një burrë në SHBA pasi u tërhoq nga një aparat MRI shkaku i një zinxhiri metalik 9 kg

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.