Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2,066 testime të kryera janë konfirmuar 20 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 197 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 103 mijë.
Deri më sot, numri i rasteve aktive është 1,344.
Mes tjerash është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,922 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/