20 qytetarë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Në anën tjetër, dy (2) qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 11 mostra të testuara, njofton IKSHPK-ja ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se 15 qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Aktualisht në nivel vendi janë 71 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/





