Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor si pasojë e Covid-19, 204 pacientë.
Sipas njoftimit nga ShSKUK të gjithë pacientët janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi, shkruan Gazeta Shneta.
Tutje në njoftim thuhet se në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Klinika me më shumë pacientë të hospitalizuar është Klinika Infektive, gjithsej me 85 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 85 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë,12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë,15 pacientë
Spitali i Prizrenit,13 pacientë
Spitali i Pejës,11pacientë
Spitali i Gjakovës, 23 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit,16 pacientë.Gazeta Shneta/