Spitali i Përgjithshëm Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur gjithsej 21 foshnje.
Sipas të dhënave, nga numri total i lindjeve, 15 janë djem dhe 6 vajza.
Përveç lindjeve, gjatë kësaj periudhe spitali ka ofruar edhe një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore për pacientët. Janë realizuar 2,872 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 244 pranime të reja për trajtim spitalor. Mesatarisht, 172 pacientë kanë qenë të shtrirë në ditë.
Në aspektin e analizave dhe diagnostikës, 1,551 pacientë kanë kryer gjithsej 20,078 analiza laboratorike.
Po ashtu, janë realizuar 68 operacione, si dhe 217 procedura të dializës.
Në shërbimet e imazherisë dhe ekzaminimeve tjera janë kryer 792 rëntgenë, 288 ultrazëra dhe 116 MRI. Ndërkohë, janë realizuar edhe 38 ekzaminime të ekokardiografisë, 5 ergometri, 27 gastroskopi dhe 3 kolonoskopi.
Gjithashtu, gjatë javës janë ofruar 240 shërbime fiziatrike për pacientët./Gazeta Shneta/




