Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë të shtrirë 210 pacientë që po marrin trajtim në repartet e ndryshme të këtij institucioni shëndetësor.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali për 24 orët e fundit, janë realizuar 502 vizita specialistike, ndërsa 40 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.
Gjatë kësaj periudhe në maternitet kanë lindur gjashtë foshnje, dy djem dhe katër vajza.
Në laboratorë, 221 pacientë kanë kryer gjithsej 2,778 analiza laboratorike. Po ashtu janë realizuar 10 operime dhe 28 procedura të dializës.
Sa i përket shërbimeve diagnostikuese, janë kryer 113 ekzaminime me rëntgen, 36 ultrazëra dhe 11 rezonanca magnetike (MRI). Ndërkohë janë realizuar edhe pesë ergometri, 10 ehokardiografi dhe shtatë gastroskopi.
Në repartin e fiziatrisë janë ofruar gjithsej 42 shërbime për pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim rehabilitues./Gazeta Shneta/




