Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës brenda 24 orëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore 213 pacientë.
“Në këtë periudhë kohre janë kryer 4 operacione në sallën emergjente, janë mjekuar 16 pacientë si pasojë e aksidenteve në trafik”, thuhet në raportin ditor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Në Klinikën Kirurgjike dhe Internistike aktualisht janë të hospitalizuar 28 pacientë për mjekim të mëtutjeshëm.
Brenda katër ditëve në këtë klinikë trajtim mjekësore kanë kërkuar 776 pacientë./ Gazeta Shneta/