Me rastin e ditës ndërkombëtare të Infermierisë, kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Nexhmije Gori ka uruar infermierët.
Përmes urimit ajo ka treguar se gjithnjë do të përkushtohen që infermierët të jenë në pozitën që e meritojnë, shkruan Gazeta Shneta.
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka qenë dhe do mbetet e përkushtuar në reformim, edukim të vazhdueshëm dhe vendosjen e Infermierëve në pozitën që ata meritojnë,- tha ajo.
Po ashtu znj.Gori tregoi se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre që të përmirësohet cilësia e shërbimeve dhe se i pret një e ardhme me plot sifda, por të bashkuar do ia dalin.
Urimi i plotë:
Urimi i Kryetares së OIK, znj. Nexhmije Gori me rastin e 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë
Prishtinë 12 maj –
Të dashur infermierë
12 Maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, nuk është vetëm një datë e zakonmshme. Ajo shënon edhe lindjen e Florence Nightingale, reformatores së infermierisë moderne, e cila lidershipin infermieror e bazoi vetëm tek edukimi i infermierëve.
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka qenë dhe do mbetet e përkushtuar në reformim, edukim të vazhdueshëm dhe vendosjen e infermierëve në pozitën që ata meritojnë.
Kemi marrë zotime se infermierët do të jenë aty ku do të vendoset për ta.
Por, gjithçka mund të bëhet duke qenë të përkushtuar dhe të vendosur që mbi vazhdën e ndikimit dhe përforcimit të sistemit shëndetësor gjithëpërfshirës do të avancojmë profesionin e infermierit dhe do të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve.
Sfidat janë shumë evidente, por ato do të kapërcehen kur nuk mungon përpjekja e përbashkët e guximtarëve.
E ardhmja mund të jetë e vështirë por kurrsesi e paarritshme. Së bashku do t’ia dalim. Urime!
/Gazeta Shneta/




