Gjatë javës së kaluar, në Spitali i Përgjithshëm Pejë kanë lindur gjithsej 24 foshnja, prej tyre 15 vajza dhe 9 djem.
Sipas raportit javor të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë ofruar një numër i madh shërbimesh mjekësore për pacientët.
Në total janë realizuar 2,516 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar edhe 248 pranime të reja në spital. Mesatarisht, gjatë një dite kanë qenë të shtrirë 174 pacientë.
Shërbimet laboratorike kanë qenë gjithashtu të shumta. Gjatë javës, 1,368 pacientë kanë kryer gjithsej 16,595 analiza laboratorike.
Në repartet kirurgjikale janë kryer 70 operacione, ndërsa në repartin e dializës janë realizuar 199 trajtime për pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim.
Sa i përket diagnostikimit, janë kryer 665 rëntgen, 278 ultrazëra dhe 82 rezonanca magnetike (MRI). Po ashtu janë realizuar edhe 50 ekzaminime të zemrës me ehokardiografi dhe 29 teste të ergometrisë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 18 gastroskopi dhe 14 kolonoskopi, si dhe janë ofruar 252 shërbime fiziatrike për pacientët që kanë nevojë për rehabilitim./Gazeta Shneta/




