Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

24-vjeçarja nga Kosova bëhet pjesë e laboratorit më të madh në botë për fizikë nukleare

Lajme 04/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ardiana Bushi është 24-vjeçarja nga Kosova e cila është edhe studentja e parë që u bë pjesë e CERN-it, i cili është një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare.

Ajo është zgjedhur në mesin e 1424 personave sa kanë aplikuar gjithsej nga e gjithë bota.

Studentja e Fizikës në Universitetin e Prishtinës, e cila vjen nga Hani i Elezit, është përzgjedhur për të marrë pjesë në “CERN Summer Students Programme”, ku do të kryej praktikën në qendrën më të madhe për hulumtime shkencore dhe në një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë të grimcave.

Për të rrëfyer për eksperiencën të cilën ajo po e pret me padurim, studentja kosovare, për “Zëri.info” ka thënë se të qenët pjesë e CERN-it ka qenë një ëndërr e saj shumëvjeçare, ashtu siç do të ishte për të gjithë studentët dhe fizikanët nëpër botë.

“Për mua të jem pjesë e CERN-it dhe të vlerësohem nga një laborator me renome botërore ka qenë ëndërr e imja shumëvjeçare, duke pasur parasysh se unë vij nga një qytet i vogël siç është Hani i Elezit”, ka rrëfyer 24-vjeçarja.

E për të arritur këtë sukses në një moshë kaq të re, Ardianës i është dashur shumë përkushtim e punë. Të gjithë përvojën që do ta marrë Ardiana gjatë qëndrimit të saj në Zvicër dhe Francë, ajo do ta rikthejë në Kosovë duke kontribuuar në vendlindjen e saj.

Ajo, po ashtu, do të jetë pjesë e projekteve shkencore dhe ligjëratave, që do të mbahen nga shkencëtarë me renome në fushën e fizikës.

Artikulli paraprakIsmaili dhe Yagcilar nënshkruajnë memorandum për projektin e Spitalit të Prishtinës
Artikulli i rradhës Kjo është lavatriçja më e vogël në botë, ju kursen ujë, energji dhe kohë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.