Numri i rasteve me coronavirus ka filluar të rritet, nëse krahasojm me shifrat e të infektuarve gjatë javëve të kaluara.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve te fundit në nivel vendi janë regjistruar 25 raste pozitive me coronavirus nga 200 testimet të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit gjithashtu njoftojnë se pesë qytetarë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë 94 raste aktive me coronavirus.
Sa i përketë procesit të imunizimit, MSh thotë se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 30 doza të vaksinave anti-COVID.
Mbi 823 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa mbi 103 mijë me dozën e tretë dhe përforcuese kundër coronavirusit.
Për më tepër se një vit në nivel vendi janë administruar në total mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
MSh apelon tek qytetarët që të vaksinohen me vaksinat anti-COVID. /Gazeta Shneta/