Nga rezultatet e fundit, janë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 258 raste të reja dhe 16 vdekje.
Numri total i rasteve pozitive është 8,104, me gjithsej 212 raste të vdekjeve që përpos virusit kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, nga 258 rastet e reja sot, vetëm 53 raste janë shënuar në komunën e Prishtinës.
Duke vazhduar tutje me 9 komunat tjera të cilat poashtu kanë shënuar raste të reja pozitive e të cilat janë: komuna e Pejës 28 raste, komuna e Gjilanit 24 raste, komuna e Ferizajit 18 raste, komuna e Fushë Kosovës 15 raste, komuna e Podujevës 15 raste, komuna e Vitisë 13 raste, komuna e Gjakovës 12 raste, komuna e Prizrenit 12 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste./GazetaShneta/