Në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë raportuar 26 viktima nga COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit, nga 11.472 testime të kryera janë konfirmuar 1,383 raste pozitive me Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 996 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 26.886.
Së fundmi, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës, kurse 276.890 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. /Gazeta Shneta/