Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur statistikat e punës gjatë 24 orëve të fundit, ku janë realizuar mijëra shërbime për pacientët.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, vetëm gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer gjithsej 3,882 analiza laboratorike.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 474 vizita specialistike, ndërsa 33 pacientë janë shtruar për trajtim. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 187 pacientë të shtrirë.
Në repartin e maternitetit janë regjistruar katër lindje, ku kanë lindur dy djem dhe dy vajza.
Spitali ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 12 operime, 36 dializa, 122 ekzaminime me rëntgen, 53 ultra zëra dhe 17 MRI.
Ndërkaq, janë realizuar edhe 13 ehokardiografi, gjashtë ergometri, gjashtë kolonoskopi dhe 56 shërbime/Gazeta Shneta/




