Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka trajtuar gjithsej 49,128 pacientë gjatë periudhës janar-qershor 2025, përfshirë raste nga më të lehtat deri te ato me rrezik për jetën.
Sipas të dhënave zyrtare të pubikuara nga faqja e SHSKUK – së gjatë kësaj periudhe janë realizuar 11,074 vizita në repartin e reanimacionit, 15,688 vizita internistike, 8,549 vizita kirurgjike dhe 10,482 vizita ortopedike, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu, janë kryer 3,293 intervenime kirurgjike të lehta dhe janë operuar 615 pacientë në sallën operative të emergjencës.
Tutje, SHSKUK ka bërë të ditur se numri i pranimeve në njësi të tjera spitalore nga emergjenca ka qenë 4,971.
Në këtë klinikë janë të angazhuar 158 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë specialistë, infermierë dhe staf mbështetës nga klinikat e tjera të QKUK-së./Gazeta Shneta/




