Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Ditën Botërore të Tokës, aksion pastrimi në Liqenin e Badovcit, thirrje për më shumë përgjegjësi institucionale

Lajme 22/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rastin e Ditës së Tokës, organizata Let’s Do It Kosova ka realizuar një aksion të gjerë pastrimi në zonën e Liqeni të Badovcit.

Gjatë këtij aktiviteti, dhjetëra vullnetarë u angazhuan për orë të tëra në pastrimin e brezit rrugor dhe brigjeve të liqenit, duke kontribuar në përmirësimin e gjendjes mjedisore në një nga zonat më të rëndësishme natyrore pranë kryeqytetit.

Organizatorët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me përkushtim dhe energji u bënë pjesë e këtij aksioni.

Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe institucioneve dhe kompanive që mbështetën aktivitetin, përfshirë KRM Pastrimi, KRU Prishtina dhe Teleperformance, si dhe mediat që e përcollën nga afër këtë nismë.

Nga “Let’s Do It Kosova” u theksua se aksione të tilla dëshmojnë se ndryshimi është i mundur kur qytetarët bashkohen për një qëllim të përbashkët. Megjithatë, sipas tyre, këto iniciativa nuk duhet të mbeten të vetmet përpjekje për ruajtjen e mjedisit.

Organizata ka bërë thirrje për institucionet përgjegjëse që të rrisin angazhimin dhe të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit, në mënyrë që zona të tilla të mos kenë nevojë për pastrim të vazhdueshëm./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGPT-Rosalind: Modeli i ri i inteligjencës artificiale që synon të përshpejtojë kërkimet biologjike dhe zhvillimin e barnave
Artikulli i rradhës Ambasadori i Luksemburgut irritohet nga pyetjet politike: Sot është koha për respekt ndaj stafit shëndetësor

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.