Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit.
Ndërhyrjet u realizuan nga një ekip i përbërë nga dy ortopedë, së bashku me ekipin e Klinikës së Anesteziologjisë dhe stafit infermieror.
Sipas QKUK-së, procedurat janë kryer me sukses dhe pacientët po marrin trajtimin e mëtejmë pasoperativ.
Realizimi i këtyre operacioneve është bërë i mundur edhe falë një tavoline operative të dedikuar për ndërhyrje në krahë, e cila ishte dhuruar si donacion nga Schulthess Klinik, një qendër e njohur ndërkombëtare në Zvicër./Gazeta Shneta/




