Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për herë të parë në QKUK realizohet procedura e imunoadsorbimit

Lajme 29/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Nefrologjisë është realizuar për herë të parë procedura e imunoadsorbimit (IA), një metodë e trajtimit ekstrakorporal të gjakut që përdoret në raste të caktuara të sëmundjeve të rënda.

Sipas njoftimit të QKUK-së, procedura është aplikuar te një pacient i lindur në vitin 1979, i diagnostikuar me vaskulit cANCA, një sëmundje inflamatore e enëve të gjakut që kishte prekur veshkat dhe mushkëritë.

Qëllimi i trajtimit ishte largimi i citokinave dhe antitrupave inflamatorë nga qarkullimi i gjakut, për të ndihmuar në kontrollimin e procesit inflamator dhe kufizimin e dëmtimeve të mëtejshme të organeve.

Procedura është realizuar nga ekipi i Klinikës së Nefrologjisë, i përbërë nga Dr. Siada Selmani, Dr. Vjollca Godanci Kelmendi dhe infermierja Njomza Maliqi Qirezi, me mbështetjen e stafit të Mjekimit Intensiv Qendror dhe teknikëve të aparaturës.

Sipas QKUK-së, seanca ka përfunduar pa komplikime dhe është shoqëruar me ulje të markerëve inflamatorë deri në 75 për qind. Imunoadsorbimi është përdorur si terapi plotësuese krahas plazmaferezës dhe trajtimeve të tjera imunosupresive.

Në njoftim thuhet se imunoadsorbimi i shtohet metodave të tjera të trajtimit ekstrakorporal të gjakut që ofrohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), përfshirë plazmaferezën dhe terapitë e vazhdueshme të zëvendësimit të funksionit renal (CRRT), të cilat përdoren në trajtimin e pacientëve me gjendje të rënda klinike./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTemperaturat e larta, IKShPK me apel për qytetarët: Ndiqni këto masa mbrojtëse
Artikulli i rradhës Bakteri “ngrënës i mishit” po përhapet në ujërat bregdetare të Evropës, ekspertët shpjegojnë rrezikun

Ju sugjerojmë

44 aksidente gjatë 24-orëve në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

29/06/2026 Lajme

Temperaturat e larta, IKShPK me apel për qytetarët: Ndiqni këto masa mbrojtëse

29/06/2026 Lajme

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

29/06/2026 Lajme

Spitali i Pejës: 22 lindje, mbi 2,500 vizita specialistike dhe 46 operacione gjatë javës së kaluar

29/06/2026 Lajme

Universiteti i Prishtinës hap sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj

29/06/2026 Lajme

Sot temperaturat deri në 38°C

29/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.