Psikoza është një nga sëmundjet më të rënda të shëndetit mendor, e cila ndikon në përceptimin e realitetit, duke shkaktuar simptoma të rënda si sajimi i gjërave që nuk kanë ndodhur kurrë. Sipas psikiatrës së QKUK-së, Dr. Nazmie Ibishi – Musliu, numri i pacientëve me këtë sëmundje është në rritje, ku shkak kryesor është abuzimi me substance narkotike.
Dr. Ibishi – Musliu thekson se në klinikën e Psikiatrisë në QKUK, çdo muaj trajtohen rreth 30 pacientë me psikoza ku shumë prej tyre kërkojnë dhe hospitalizim, shkruan Gazeta Shneta.
Tutje, ajo shprehet se viteve të fundit, shkaktarë kryesor për zhvillimin psikozës – janë ata pacientë që kanë abuzuar me substanca narkotike kryesisht me kanabis dhe marihuanë.
“Ka disa shkaqe duke marrë parasysh trashëgiminë pra a është një sëmundje që ka bazë gjenetike, mirëpo marrim parasysh edhe faktorët psikosocial dhe rrethanat në të cilët është rritur sa ka qenë fëmijë dhe faktorët e tjerë, si ai stresogjen ku ka pas predispozita për zhvillimin e sëmundjes, por kohëve të fundit po shohim një balancë që edhe abuzuesit e një droge të caktuar, sidomos marihuanë e kanabisit e bënë një situatë mjaftë alarmate këtë gjendje në raport me rritjen e numrit të rasteve që kanë fituar psikozë me përdorimin e këtyre substancave”, theksoi psikiatrja.
Dr. Ibishi – Musliu shprehet se trajtimi i pacientëve me psikozë në klinikën e Psikiatrisë bëhet në dy reparte të ndara.
“Reparti i psikozës është i ndarë në dy pjesë, reparti A1, që zakonisht trajton çrregullimet akute psikotike kur kanë episode psikotike për herë të parë dhe reparti A, ku trajtohen çrregullimet psikotike kronike”, shtoi tutje ajo.
Në lidhje me parandalimin dhe këshilla të tjera, ndiqni videon më poshtë:




