Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Simptomat e apendecitit dhe rëndësia e trajtimit të menjëhershëm – Intervistë me Dr. Ismet Baskovski, kirurg

Lajme 25/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Apendiciti, i njohur ndryshe si “zorra qorre”, është një gjendje inflamatore e një pjesë të zorres së trashë, e cila shpeshherë kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale për të shmangur komplikimet serioze shëndetësore. 

Sipas kirurgut të njohur nga Spitali i Prizrenit, Dr. Ismet Baskovski, ky inflamacion është aq i rrezikshëm sa që  mund të shkaktojë probleme me infertilitetin, shkruan Gazeta Shneta.

“Një pjesë e ushqimit që nuk përpunohet siç duhet nga lukthi dhe zorra dymbëdhjetëgishtore, mund të përfundojë në zorrën qorre. Aty bllokohet, krijon infeksion ajrob, fillon të fryhet dhe në një interval prej 8 orësh mund të shpërthejë, duke shkaktuar probleme të rënda, sidomos te femrat. Në raste të tilla, infeksioni mund të përhapet te vezoret, duke shkaktuar potencialisht infertilitet,” shpjegon Dr. Baskovski.

Dr. Baskovski shprehet se simptomat e apendicitit janë të dukshme dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm.

“Infeksion, temperaturë, dhimbje, këqitje të këmbës së djathtë, vjellje,” thekson ai.

Po ashtu, Dr. Baskovski thekson  rëndësinë e diagnozës së hershme. 

“Diagnostikimi duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur. Ne bëjmë analizat laboratorike dhe gjithashtu ultrazërin e barkut për të konstatuar apendicitin akut,” shprehet tutje Dr. Baskovski.

Tutje, ai shton e vetmja mënyrë e trajtimit është intervenimi kirurgjikal.

“Nëse vërtetohet kallja e zorrës qorre, trajtimi është intervenimi kirurgjik, që kryhet me operacion apendektomik” shtoi tutje Dr. Baskovski.

Për këto dhe të tjera shihni videon:

Artikulli paraprakMot i vranët, vende-vende riga shiu
Artikulli i rradhës Sot edhe një përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.