Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre muaj nga vdekja e 1 vjeçarit në Gjakovë – familja nuk e pranon raportin e autopsisë

Lajme 17/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Familjarët e 1 vjeçarit që vdiq në muajin dhjetor të vitit që shkoi, nuk po e pranojnë raportin e autopsisë së IML-së.

Familja Gashi nga lagjia “Kolonia” thonë se 1 vjeçari vdiq nga një shurup i dhënë gabimisht nga mjekët.

“Autopsia i ka dalë dhe kemi shumë dyshime në të. Shkaku është që doktoresha është kah gënjen shumë. Doktoresha ka thënë fëmijën e ke mirë edhe coje në shtëpi. Masanej, ka ndryshu fjalë ka thënë coje në pediatri të fëmijëve. Kur u kanë shumë smut, pse nuk ma ka dhënë udhëzimin me shku në spital. Edhe pasi e kemi lajmëru rastin në Polici të Gjakovës, Prokuroria e ka mbyll rastin e autopsisë, pa dijeninë tonë, pa kurgjo hiq. Vec ma kanë pru autopsinë dhe kanë thënë u mshel rasti. NUk është e mundur kjo mu mshel rasti pa dijeninë e prindit. Kur ka ndrru jetë Shems Gashi, e mu mshel lënda, e me shku fëmija është marre për mjektë e Gjakovës. Antibiotikun si ja ka dhënë mjekja, antibiotik ai ka pi ma heret. Pse nuk ka ndrru jetë ma heret? Po doza u kanë përmbi 15 vjet. Edhe shkaku është antibiotiku. Përvec antibiotikut kurgjo s’i gjindet në trup. Ra shteti e mbyti shkaku i një antibiotiku. Më nuk mu kanë përgjigj hiq, Pe du të drejtësinë deri në fund. Mjekja del shlirë, e nipi jem han dhe. Me myt fëmijën edhe me thënë pe mbyllim rastin është katastrofë.”, thotë familjarja për Reporteri.net.

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore Gjakovë, kanë thënë se rasti është mbyllur pasi sipas autopsisë vdekja ka qenë natyrore.

“Sipas raportit të IML-së, shkaku i vdekjes : Vdekja e të ndjerit është e natyrshme dhe ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes së shokut septik të shoqëruar ndryshime lëkurore dhe gjakderdhje masive në gjëndra mbiveshkore (Waterhouse Friderichsen Syndrome) të përshkruara me lart si rezultat i sepses meningokoksike filminante të shkaktuar nga infeksioni me bakterien Neisseria Meningitidis, mostrat (lëngu truroshipnor dhe gjaku) të dërguar për analiza mikrobiologjike IKSHP kanë rezultuar pozitive në praninë e Neisseria Meningitidis duke konfirmuar dyshimin për seps meningokoksike. Vdekja si e tillë është NATYRORE. Prokurori i Shtetit, pas pranimit të Raportit të Autopsisë dhe ndërmarrjes së të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast, rasti është mbyllur.”, kanë thënë për reporteri.net nga Prokuroria në Gjakovë.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në një fshat të Podujevës
Artikulli i rradhës Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar burri i saj nga Kosova

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.