Gjatë javës së fundit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë regjistruar 30 lindje.
Nga spitali bëjnë të ditur se krahas lindjeve, janë kryer edhe një sërë shërbimesh të tjera mjekësore, përfshirë 144 pacientë të hospitalizuar, 35 operacione, si dhe janë kryer 1975 vizita specialistike.
Poashtu, në të njëjtën periudhë kohore, 174 pacientë kanë marrë shërbimin e dializës, janë kryer 390 ekzaminime me ultrazë, si dhe rreth 671 pacientë kanë kryer 9846 analizat laboratorike.
Gjithashtu janë ofruar 314 shërbime radiologjike si dhe 246 shërbime në mjekësinë fizikale dhe rehabilim./Gazeta Shneta/




