Janë plot 306 pacientë kosovarë të spitalizuar në QKUK dhe shtatë spitalet rajonale.
Përmes një komunikate për media, është njoftuar që 306 pacientëve po ju ofrohen shërbime mjekësore spitalore, teksa janë edhe 154 pacientë që po marrin shërbime, teksa po presin rezultatin e testimit për COVID-119.
Prej 306 pacientëve të konfirmuar me COVID-19, 217 janë duke u shërbyer me oksigjeno terapi, shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 11 prej këtyre pacientëve janë në gjendje më të rënduar, duke qenë të intubuar dhe në respiratorë. /Gazeta Shneta/