Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka njoftuar se kanë pranuar mbi 320 fletëparaqitje të ndryshme mjekësore për t’i dalë në ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues.
Ministri Sali, ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për interesimin e punonjësve shëndetësor të profileve të ndryshme.
Mes tjerash, ai tha se të dhënat e mjekëve tashmë janë marrë dhe janë në listën e përgatitjeve për tu nisur drejt Turqisë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ju faleminderit për interesimin për të ndihmuar në pasojat e tërmetit në Turkiye. Deri më tani kemi pranuar mbi 320 fletparaqitje nga profile të ndryshme mjekësore. Ju informojmë se të dhënat tuaja janë marrë dhe tani jeni në listën e përgatitur. Kur të marrim konfirmimin nga terreni nëse dhe kur do të përfshiheni, ne do t’ju njoftojmë në kohën e duhur me informacion shtesë në lidhje me udhëtimin dhe qëndrimin. Edhe një herë, ju falënderojmë që treguat interes dhe mbështetje”, shprehet Sali në një komunikatë zyrtare. /Gazeta Shneta/




