Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

332 gra të prekura nga kanceri i gjirit këtë vit, dominon mosha mbi 55 vjeç

Lajme 16/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

332 raste të reja me kancer të gjirit te femrat janë regjistruar në nëntëmujorin e parë të vitit 2023, teksa ky numër mund të rritet deri në fund të këtij viti. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

Ndërsa numri i rasteve që i trajton Klinika e Onkologjisë, kalon shifrën e 500 personave. Në një intervistë për Ekonomia Online, Kurtishi ka thënë se në tri vitet e fundit ka një rritje të rasteve të reja prej 10 për qind, në secilin vit krahasuar me vitet paraprake.

Ndonëse rastet e shënuara në Kosovë janë më pak se vendet e rajonit, Kurtishi sheh rrezik se mund t’i ofrohen këtyre vende.

“Rritja këtë vit, kemi identifikuar dhe regjistruar në Klinikën tonë rreth 332 raste femra dhe katër meshkuj me kancer të gjirit të stadeve të ndryshme, ndërkaq krahasuar me vitin e kaluar është afër 10 për qind më shumë se nëntëmujori i parë i vitit të kaluar dhe deri në fund të vitit ky numër mund të kalojë shifrën mbi 420 dhe është numër i rasteve te femrat në Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Mal të Zi. Ata kanë gati dyfish më shumë se ne por me përdorimin e metodave apo identifikimin më të hershëm dhe me faktin që jemi popullatë e re, të gjitha këto ndikojnë që ne të kemi më pak sëmundje malinje se vendet e rajonit, mirëpo trendi i sëmundjeve është në ngritje dhe shumë shpejtë ne do të mbërrimë me numër të femrave të sëmura me kancer të gjirit që do të mund t’u ofrohet edhe vendeve tjera”, ka thënë Kurtishi, teksa tregon edhe moshën e femrave të prekur me sëmundje malinje.

“Rastet e reja rriten nga viti në vit dhe në tri vitet e fundit kemi një rritje prej 10 për qind, në secilin vit krahasuar me vitet paraprake, përpos vitit pandemik kur kemi pas një rënie të këtyre rasteve dhe këto të dhëna në kancerregjistrin e Klinikës, i kemi përpunuar këto të dhëna dhe jemi në fazën e filtrimit dhe i kemi të dhëna të sakta se cila moshë është më e prekura. Nga kjo del se më shumë kemi femra të prekura prej moshës 55 deri në 59 vjeç, dominon Komuna e Prishtinës e kështu më radhë”, u shpreh Kurtishi.

Ai foli edhe për numrin e pacientëve që frekuentojnë këtë klinikë. Aktualisht, Klinika e Onkologjisë i trajton deri në 500 persona, duke tejkaluar edhe Klinikën Emergjente në QKUK.

“Brenda një dite të zakonshme të punës ne në shërbimin e kimioterapisë ofrojmë shërbime për mbi 250 deri në 300 pacientë, pra në format të ndryshme të mjekimit, kryekëput është mjekim ambulator me kimioterapi dhe me forma të ndryshme të dhënies së këtyre ilaçeve. Në të njëjtën kohë në shërbimin e radioterapisë rrezatojmë brenda një dite kemi mbërri numër maksimal me rreth 160 pacientë në dy aparatet i rrezatojmë dhe në të njëjtën kohë shërbimin Brakiterapisë. Pra klinika brenda 24 orëve mund të trajtojë nga 450 deri në 500 persona që i bie të jetë klinika më e frekuentuar dhe me ngarkesën më të madhe se të gjitha klinikat në QKUK. Pra kryen kontrolle dhe trajtime më shumë se sa që bën edhe Klinika Emergjente në QKUK”, u shpreh tutje ai.

Ndonëse jo në mase të madhe edhe Onkologjia është prekur nga migrimi i stafit. Kurtishi ka thënë se duke e parë trendin e rritjes së rasteve, kjo klinikë do të ketë nevojë edhe më shumë për staf të mesëm.

“Me staf të mjekëve jemi të mbuluar relativisht mirë, kemi edhe katër specializantë, ndërsa me stafin infermieror këto dy, tre muajt e fundit i kemi marrë shtesë, të cilët e përmbushin në një far forme edhe pse me këtë trend të sëmundjeve malinje, viteve në vazhdim ne do të kemi nevojë edhe për staf të mesëm, meqenëse ka një numër të vogël por ka edhe lëvizje të stafit të mesëm të cilët e lëshojnë Kosovën. Shumë pak jemi prekur, dy apo tre infermierë por megjithatë ajo ka impakt në punën tonë të përditshme”, u shpreh Kurtishi./EO/

Artikulli paraprakQKUK-ja: Zvogëlohet lista e pritjes për Rezonancë Magnetike( MRI)
Artikulli i rradhës Misioni “Truri”: Ish-ministri Latifi mbledh kirurgët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.