35 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 200 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raporton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 15 qytetarë të tjerë ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë, nuk ka pasur vaksinim kundër coronavirusit.
Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID.
Aktualisht në Kosovë janë 270 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/