Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Agjërimi dhe sëmundjet reumatike – këshillat e Dr. Jehona Ismaili Kadriaj

Lajme 02/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të jetë i sigurt për një pjesë të pacientëve me sëmundje reumatike, por kërkon vlerësim të kujdesshëm individual.

Kështu thekson internistja reumatologe Jehona Ismaili Kadriaj, në një intervistë për Gazetën Shneta, duke theksuar se vendimi për agjërim duhet të merret gjithmonë në konsultim me mjekun.

Sipas saj, jo të gjithë pacientët janë në të njëjtën situatë.

“Agjërimi mund të jetë i sigurt për shumë pacientë me sëmundje reumatike, por jo për të gjithë. Siguria varet nga lloji i sëmundjes, aktiviteti i saj dhe terapia që pacienti merr,” thekson Dr. Kadriaj. Ajo shton se pacientët me sëmundje stabile zakonisht mund të agjërojnë, ndërsa ata me sëmundje aktive duhet të vlerësohen individualisht nga reumatologu” thotë Dr. Ismaili-Kadriaj.

Sipas saj, disa sëmundje reumatike janë më të ndjeshme gjatë periudhës së agjërimit.

“Sëmundjet që mund të ndikohen më shumë janë artriti reumatoid, veçanërisht në fazë aktive, lupusi eritematoz sistemik sidomos me përfshirje të veshkave, spondiloartritet inflamatore, përdhesi për shkak të ndryshimeve në ushqyerje dhe dehidratimit, si dhe osteoartriti për shkak të rritjes së ngurtësisë së nyjeve,” shpjegon ajo.

Dr. Kadriaj paralajmëron se te disa pacientë simptomat mund të përkeqësohen gjatë agjërimit.

“Po, te disa pacientë dhimbjet mund të përkeqësohen për shkak të dehidratimit, ngurtësisë së mëngjesit kur terapia nuk merret në kohë, si dhe ndryshimeve në ritmin e gjumit dhe ushqimit,” thotë ajo.

Ajo thekson se dehidratimi është një faktor kyç që mund të ndikojë negativisht. Sipas saj, mungesa e lëngjeve mund të rrisë dhimbjen dhe ngurtësinë e nyjeve, të shkaktojë lodhje dhe ngërçe muskulare, të rrisë rrezikun për sulme të përdhesit dhe të ngarkojë veshkat, veçanërisht te pacientët me lupus ose ata që marrin barna të caktuara.

Megjithatë, sipas saj  jo të gjithë pacientët përjetojnë përkeqësim.

“Disa pacientë raportojnë ulje të inflamacionit dhe përmirësim të ndjesisë së përgjithshme, sidomos kur sëmundja është stabile. Agjërimi mund të ketë efekte anti-inflamatore, por këto përfitime janë individuale dhe nuk zëvendësojnë terapinë mjekësore,” thekson reumatologia.

Ajo thekson se një nga nga mesazhet kryesore të saj j lidhet me marrjen e barnave.

“Pacientët nuk duhet të ndërpresin apo ndryshojnë terapinë pa këshillën e mjekut. Është e rëndësishme që barnat të përshtaten në iftar dhe syfyr dhe të tregohet kujdes i veçantë me anti-inflamatorët, të cilët kërkojnë hidratim,” thotë Dr. Ismaili- Kadriaj.

Ajo nënvizon se çdo ndryshim i orarit të barnave duhet bërë vetëm me konsultë mjeku, pasi shtyrja ose ndërprerja e disa terapive mund të çojë në përkeqësim të sëmundjes.

Sipas saj, pacientët duhet të jenë vigjilentë për disa shenja paralajmëruese dhe duhet ndërprerë menjëherë agjërimi.

“Agjërimi duhet ndërprerë nëse shfaqen dhimbje ose ënjtje e fortë e nyjeve, lodhje ekstreme, marramendje ose të fikët, ulje e urinimit, shenja të rënda dehidratimi, përkeqësim i papritur i simptomave, temperaturë apo shenja infeksioni,” paralajmëron ajo.

Reumatologia thekson se ushqyerja e duhur është thelbësore gjatë Ramazanit. Ajo rekomandon marrje të mjaftueshme të lëngjeve midis iftarit dhe syfyrit, proteina të lehta si peshku dhe mishi i pulës, ushqime me efekt anti-inflamator si perimet, frutat dhe vaji i ullirit, si dhe drithëra integrale. Ndërkohë, këshillon kufizimin e kripës, sheqerit, ushqimeve të skuqura dhe mishit të kuq, veçanërisht te pacientët me përdhes.

Sa i përket aktivitetit fizik, ajo rekomandon vazhdim, por me përshtatje. Ushtrimet e lehta deri në mesatare, sidomos pas iftarit, ndihmojnë në ruajtjen e lëvizshmërisë së nyjeve dhe forcës muskulare.

Dr. Kadriaj thekson se disa kategori pacientësh nuk duhet të agjërojnë fare. Këtu përfshihen pacientët me sëmundje reumatike aktive, lupus me përfshirje të veshkave, sëmundje të avancuara të veshkave, pacientët me shpërthime të shpeshta të sëmundjes, ata që kanë nevojë për terapi dhe hidratim të rregullt, si dhe personat e moshuar dhe të brishtë.

Në fund, ajo u bën thirrje pacientëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi.

“Agjërimi gjatë Ramazanit mund të ketë benefite në shëndetin psikofizik, por ndikimi është i ndryshëm te secili pacient. Rekomandoj që pacientët të këshillohen me reumatologun para vendimit për të agjëruar. Feja islame lejon përjashtime për të sëmurët. Dëgjoni trupin tuaj dhe mos e rrezikoni shëndetin – agjërimi duhet të jetë burim paqeje, jo shkak sëmundjeje,” përfundon Dr. Ismaili- Kadriaj./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK
Artikulli i rradhës MPJD: Mbi 900 kosovarë në Lindjen e Mesme, të gjithë në gjendje të mirë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.