Me rastin e Dita Botërore e Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e shëndetit si një e drejtë themelore për çdo qytetar.
Në mesazhin e saj, ministria thekson se shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, por një pasuri e çmuar që kërkon kujdes të vazhdueshëm si nga individët ashtu edhe nga institucionet.
“Së bashku për shëndetin, qëndrojmë me shkencën”, është motoja e këtij viti, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes në fakte shkencore dhe praktika të sigurta për përmirësimin e mirëqenies së popullatës.
Ministria ka bërë thirrje që qytetarët të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre përmes stilit të jetesës së shëndetshëm, ndërsa institucionet të vazhdojnë të forcojnë sistemin shëndetësor dhe qasjen në shërbime cilësore.




