Kreshnik Tulpella është vetëm 4 vjeç dhe vuan nga një sëmundje që mjekët ende nuk kanë mundur t’ia diagnostifikojnë.
Babai i Kreshnikut ka treguar për “KlanKosova” se sipas mjekëve djali i tij është i paralizuar, shkruan GazetaShneta.
Si pasojë e kësaj gjendje, 4 vjeçari nuk mundet të ecë dhe po ashtu ka probleme edhe në të folur.
“Ka paralizë dhe sindrom. Nuk mundet me ec dhe nuk i kthen fjalët si duhet. Mundet me i kuptu të gjitha por nuk mund të fol. Kur ka kokëdhimbje ai vjellë”, ka thënë i ati.
Kreshniku i vogël i nënshtrohet çdo ditë ushtrimeve fiziatrike të cilat rezultojnë pa ndonjë sukses.
Kurse fizioterapeuti që e trajton falas djalin e vogël thotë se shërimi ekziston por që duhen përpejkje të shtuara për shkak se një fëmijë i asaj moshe që ka kaluar kohë të gjatë me një gjendje të tillë shëndetësore, i duhet trajtim më specifik.
Familja nga Kçiçi i Mitrovicës bëjnë thirrje publike për ndihmë në mënyrë që me fondet e mbledhura të gjejnë shërim për Kreshnikun. /GazetaShneta/