Një person 48-vjeçar kishte kërkuar ndihmë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit pas dhimbjeve në anën e majtë të barkut.
Radiologu Arsim Kabashi kishte dyshuar se shkaktarë i dhimbjeve ishte një halë e peshkut që kishte mbetur në pjesë e sipërme të zorrëve të trasha.
Më pas me intervenimin e gastroenterologu Skënder Telaku hala u vu në dukje dhe u largua me suksese me anë të forceps biopsie.
“Si mbërrini hala e peshkut deri në zorre të trashë? Para një jave, 48 vjeçari kishte ngrënë peshk, dje ishte lajmëruar në Emergjencë në Prizren me dhimbje në anën e majte të barkut. Radiologu dr Arsim Kabashi në tomografi kishte dyshuar për prani të halës së peshkut në pjesën e sipërme të majtë të zorrëve të trasha (descendensit) në kolonoskopi kjo halë u pa dhe u largua me forceps biopsie. Vërtetë shumë interesante si erdhi hala deri në këtë vend dhe nguloset në mur të zorrës!”, ka shkruar gastroenterologu Skender Telaku duke bashkangjitur edhe disa fotografi nga procesi. /Gazeta Shneta/




