Sipas raportit të ditës së sotme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 497 pacientë me Covid janë duke u trajtuar në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm, 390 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 46 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 85 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 55 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
Spitali i Gjakovës, 35 pacientë
Spitali i Pejës, 79 pacientë
Spitali i Gjilanit, 38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 24 pacientë
Spitali i Ferizajt, 37 pacientë