Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani, rasti i të cilit tronditi opinionin publik pas dyshimeve për keqtrajtim mga prindërit e tij, është liruar nga spitali dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Shneta nga zëdhënsja e QKUK -së Mirlinda Qyqalla e cila bëri të ditur se fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme, pasi gjendja e tij është vlerësuar e qëndrueshme nga stafi mjekësor.
“Gjendja shëndetësore e fëmijës 5-vjeçar është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme dhe është marrë nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së. tha ajo.
Rasti i 5 vjecarit nga Janjeva kishte marrë vëmendje të madhe publike pasi fëmija dyshohet se ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij, të cilët tashmë janë në paraburgim. Fëmija kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte pranuar për trajtim në QKUK.
Gjatë trajtimit, 5-vjeçari i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në nivel të shputave, e realizuar nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike, ndërsa gjendja e tij ishte raportuar stabile edhe gjatë dhe pas operimit.
Pas ndërhyrjes, ai kishte qëndruar në kujdes intensiv pediatrik për trajtim dhe mbikëqyrje të mëtejme mjekësore.
Ndërkaq, fëmija bashkë me gjashtë fëmijët e tjerë të kësaj familje, tashmë janë nën përkujdesjen e institucioneve për përkujdesje sociale./Gazeta Shneta/




