Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Gruaja 54-vjeçarja dyshohet se ka pirë acid klorhidrik. Sinjali mëson nga burimet se ajo është gjetur nga familjarët në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vetëdije, por me vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Menjëherë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve që kishte pësuar,



