Kosova regjistroi 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit 2024, me një incidencë prej 34.3 raste për 100,000 banorë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Ditës Botërore të Mushkërive, e cila shënohet më 25 Shtator 2025 nën moton “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, transmetomn Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë rithekson se diagnostikimi dhe trajtimi i tuberkulozit ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, si një masë kyçe për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
MSH ka apeluar te qytetarët që të kujdesen për shëndetin e mushkërive, të jenë të vetëdijshëm për simptomat dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë, për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme./Gazeta Shneta/




