Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 56 raste të infektimit me Covid në vendin tonë, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Në mesin e 56 të infektuarve janë edhe pesë fëmijët të moshës 0-9 vjeç shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit të MSh-së, pesë nga fëmijët e infektuar vijnë nga këto komuna, si: Ferizaj (2 raste), Prishtinë (2 raste) dhe Mitrovicë (1 rast).
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe janë raportuar edhe katër raste të vdekjes.
Aktualisht, në vendin tonë janë 2,330 raste aktive./Gazeta Shneta/