Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

6 muaj leje lindjeje për të dy prindërit, Macron njofton masat e reja në Francë

Lajme 17/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi futjen e një “leje lindjeje” gjashtëmujore për të dy prindërit. Vendimi i kreut të Elizesë erdhi në ditën kur Instituti Kombëtar i Statistikave, pasqyroi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës (më pak se 700 mijë fëmijë të lindur në 2023).

Macron nënvizoi se lindshmëria “po bie, gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë.” Ai gjithashtu njoftoi një “plan të madh kundër kësaj plage”.

“Pas zgjatjes së lejes së atësisë, besoj thellësisht se futja e një leje të re lindjeje mund të jetë një element i dobishëm i një strategjie të tillë” për rinisjen e lindjeve.

Pavarësisht krizave të tilla si lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ai u tha qindra gazetarëve francezë dhe ndërkombëtarë në sallën e Ballonit Elysee: “Jam i bindur se ne kemi të gjitha cilësitë për të pasur sukses. Jam i bindur se historia jonë e përparimit nuk ka përfunduar dhe se fëmijët tanë do të jetojnë nesër më mirë se ne sot”.

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2023, lindjet ishin vetëm 678,000, një rënie prej 6,6% nga viti i kaluar, niveli më i ulët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Objektivi presidencial i një “France më të fortë” përfshin gjithashtu shkollat, ekonominë dhe sigurinë. Reformat do të kryhen në muajt e ardhshëm nga qeveria e re e Gabriel Attal.

Mes masave të shpallura për shkollat ​​dhe të rinjtë, Macron po mendon për rregullimin e përdorimit të ekraneve për fëmijët, bazuar në një raport të ekspertëve të mbledhur javën e kaluar. Ai kërkon të forcojë edhe mësimin e “edukatës qytetare” në shkollë, por edhe teatrit dhe historisë së artit.

Macron këmbënguli gjatë për sigurinë, luftën kundër islamit radikal dhe thellimin e procesit të integrimit të komunitetit. “Një Evropë më e bashkuar dhe më sovrane” është një “element i domosdoshëm” për të ardhmen e Francës, deklaroi ai, duke kujtuar rezultate të rëndësishme të arritura në nivel BE, siç është plani i rimëkëmbjes NextGenerationEu.

Artikulli paraprakKina regjistron sërish rënie të numrit të popullsisë, autoritetet të shqetësuara
Artikulli i rradhës Pësoi sulm në tru, 33 vjeçari nga Prishtina që është baba i dy vajzave ka nevojë për ndihmë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.