Gjashtë (6) qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 71 mostra të testuara, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se 12 qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa të raportuar janë dhe 20 qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.
Aktualisht në nivel vendi janë 97 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/





