67 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus për 24 orë nga 486 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është regjistruar asnjë vdekje me COVID-19 ndërsa janë shëruar 203 qytetarë të tjerë.
Aktualisht në nivel vendi janë 885 raste aktive me COVID-19.
MSh gjithashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinavë kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/