Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

69 mjekë janë larguar nga Kosova gjatë nëntë muajve të këtij viti

Lajme 23/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 69 mjekë janè larguar nga Kosova gjatë nëntë muajve të këtij viti, derisa viteve të kaluara numër i madh i mjekëve kërkonin mundësi punësimi jashtë vendit, të dhënat e fundit tregojnë një ulje të ndjeshme të këtij trendi.

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Rrezart Halili, ka thënë për Indeksonlinen se gjatë vitit 2025 janë lëshuar vetëm 69 certifikata të kaluarës etike, dokument që u nevojitet mjekëve për të punuar në shtetet e Evropës.  

Ky numër është dukshëm më i vogël krahasuar me dy vjetët paraprakë. Derisa gjatë vitit 2023 numri i mjekëve të cilët janë larguar nga Kosova ka qenë 167, një vit më vonë ky numër ka rënë në 111.

E gjatë këtij viti numri i mjekëve që u larguan ka rënë dukshëm dhe se vetëm 69 mjekë u larguan nga Kosova.

“Ne si Odë e Mjekëve të Kosovës, çdo mjeku që shpreh dëshirë të punojë në vendet e Perëndimit i lëshojmë certifikatën e kaluarës etike, e cila tregon që ata synojnë punësim jashtë vendit. Për vitin 2025 janë lëshuar vetëm 69 certifikata të tilla. Ndërsa në vitin 2024, deri në dhjetor, ishin lëshuar 111, dhe në vitin 2023 gjithsej 167 certifikata. Kjo tregon një ulje të qartë të interesimit për të ikur nga vendi”, ka thënë Halili.

Sipas Halilit ende nuk ka të dhëna të sakta mbi arsyet e këtij ndryshimi, por thotë se nga informatat e mbledhura në terren, duket se tregu gjerman i cili është destinacioni më i kërkuar nga mjekët kosovarë, është mbushur dhe se procedurat administrative për punësim janë bërë më të vështira.

“Në bazë të informatave nga mjekët e rinj është ajo që tregu gjerman atje ku synohet më së shumti, ka filluar të mbushet dhe procedurat administrative për t’u pranujar atje, kanë filluar të vështirësohen”, ka thënë Halili.

Artikulli paraprak32 pacientë të rinj pranuar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës brenda një dite
Artikulli i rradhës OSK jep një njoftim të rëndësishëm për stomatologët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.