Shumë foshnje janë gati të fillojnë midis 4 dhe 6 muajsh. Më poshtë ju do të mësoni se kur mund t’i jepni foshnjës suaj ushqime të ngurta.
Foshnjet zakonisht japin disa shenja që tregojnë se ata janë gati për të konsumuar ushqime të ngurta, transmeton Gazeta Shneta.
Foshnja humbet refleksin për të nxitur ushqimin nga goja.
Qëndron ulur.
Ka dyfishuar peshën e saj që nga lindja dhe është të paktën 4 muajshe.
Duket sërish i uritur, madje edhe nëse ka marrë qumësht të gjirit apo të formulës.
Është kurioz për atë që po ha.
Nëse janë këto shenja, atëherë foshnja juaj është gati për ushqime të ngurta./Gazeta Shneta/